Kapërce te përmbajtja
Kreu
KreuHistoria jonëProjekteBëjeni tuajin librinBibliotekaRrjeti
HomeArticles
Facebook

Gara ndërkombëtare e Olimpiadës së Ekonomiksit

Alma Bajramaj
8.9.23

Nxënësit nga Kosova përfaqësojnë vendin në Bratisllavë të Sllovakisë!

Në periudhën e datave 4-7 shtator 2023, Olimpiada e Ekonomiksit u mbajt me sukses në qytetin e Bratisllavës, Sllovaki. Ky është një moment krenarie për ne, pasi 5 nxënës nga Kosova morën pjesë dhe përfaqësuan vendin tonë në këtë garë të nivelit të lartë ndërkombëtar. Nxënësit tanë të shquar janë seleksionuar me kujdes nga garat lokale dhe kombëtare të Olimpiadës së Ekonomiksit të organizuar në Kosovë nga Instituti Riinvest si partnerë në rrjetin e Economic Fundamentals Initiative (EFI). Ata tani kanë pasur mundësinë e rrallë për të mësuar dhe konkurruar në arenën ndërkombëtare të ekonomisë ku përfaqësuan Kosovën në mes 15 shteteve të tjera pjesëmarrëse. Ne do të vazhdojmë të përkrahim dhe të inkurajojmë talentin dhe pasionin e nxënësve tanë në rrugën e tyre drejt suksesit.