Kapërce te përmbajtja
Kreu
KreuHistoria jonëProjekteBëjeni tuajin librinBibliotekaRrjeti
HomeArticles
Facebook

Garës për esenë më të mirë

Argjenta Plakolli
8.6.22

Instituti Riinvest në kuadër të projektit `Ekonomiksi i Mendimit Praktik’ ka ndarë shpërblimet për garën për esenë më të mirë për studentët e ekonomisë në të gjitha Universitetet dhe Kolegjet e akredituara në Kosovë.

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që janë zgjedhur punimet fituese të “Garës për esenë më të mirë”. Komisioni vlerësues ka shqyrtuar dhjetëra aplikime dhe falenderon të gjithë për interesimin e jashtëzokshëm që të rinjtë kanë shfaqur për këtë aktivitet. Vlerësimi është bërë në bazë të kritereve të publikuara në shpallje dhe në bazë të një procesi transparent janë përgjedhur 3 punimet më të mira: 1\. Aulona Cenaj, studente e dalluar nga Universiteti „Haxhi Zeka“, Vendi i parë, Tema: „Burimet e rritjes ekonomike në Kosovë” 2\. Diellëza Mahmuti, studente e dalluar nga Universiteti Amerikan në Kosovë, Tema: „Si i menaxhoj financat personale“ 3\. Enea Osmani, studente e dalluar nga Universiteti Amerikan në Kosovë, Tema: „Dora e padukshme në qytetin tim“ Në një ceremoni simbolike të ndarjes së shpërblimeve, studentet kanë shprehur mirënjohjen për procesin e denjë të vlerësimit dhe kanë theksuar se në aftësitë e tyre të shkrimit dhe të të menduarit ekonomik ka ndihmuar shfletimi i librit „Ekonomiksi i Mendimit Praktik“ i cili shpejgon fenomenet ekonomike në një dimension praktik - të kuptueshëm për të gjithë. Fituesve ju dëshirojmë suksese të mëtutjeshme ndërkaq falenderojmë të gjithë aplikantët për interesimin. Na ndiqni në rrjetet tona sociale për aktivitetet e rradhës….