Kapërce te përmbajtja
Kreu
KreuHistoria jonëProjekteBëjeni tuajin librinBibliotekaRrjeti
HomeArticles
Facebook

Rektori Nimani priti në takim përfaqësuesit e projektit „Ekonomiksi i Mendimit Praktik“

Argjenta Plakolli
21.4.22

Me bashkëpunim me Rektorin z. Artan Nimanie, tani edhe studentët e Universitetit të Gjakovës "Fehmi Agani" kanë mundësi të mësojnë më shumë për konceptet e ekonomisë praktike.

Nga sot libri "Ekonomiksi i Mendimit Praktik", do të jetë në dispozicion për studentët e Universitetit të Gjakovës "Fehmi Agani". Falenderojmë Rektorin z. Artan Nimani për pritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim. Rektori Nimani, në cilësi të mësimdhënësit të ekonomisë ka shprehur mirënjohjen dhe falenderimet e tij për këtë literaturë shtesë te ofruar nga projekti ynë për studentët e ekonomisë dhe menaxhimit shëndetësor - duke theksuar rëndësinë e njohjes së koncepteve dhe fenomeneve ekonomike për zhvillimin profesional të tyre.