Kreu
KreuKreuRrjetiLajmetBëjeni tuajin librin

Forumi i Zhvillimit Ekonomik Rajonal

Edi Vlusha
15.2.24

Forumi i Zhvillimit Ekonomik Rajonal i mbajtur nga UET Center në Elbasan shënoi një moment të rëndësishme për komunitetin lokal.

Ky forum u zhvillua me pjesëmarrjen e personaliteteve të rëndësishme, duke përfshirë Kryetarin e Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, Presidentin e UET Selami Xhepa, Kryetarin e Dhomës së Tregtisë Elbasan, Veli Kazazi, dhe drejtoreshën e Gjimnazit “Dhaskal Todri”, Merita Balliçi.

Diskutimet e këtij forumi kanë kushtuar vëmendje të veçantë zhvillimit ekonomik lokal. Me pjesëmarrjen e shumë gjimnazistëve të Elbasanit.

Me anë të këtij forumi u krijua një platformë për shkëmbimin e ideve dhe analizën e sfidave që përballet komuniteti në fushën ekonomike.

Prania e autoriteteve lokale dhe mësuesve të shkollave të mesme ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë civile për të adresuar çështjet dhe gjetur zgjidhje inovative.

Ky forum shërbeu gjithashtu si mundësi për të nxitur dialogun dhe të përmirësojë bashkëpunimin me qëllim arritjen e një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm në Elbasan.

Presidenti i UET, Selami Xhepa, foli për harmonizimin e aktivitetit të pushtetit vendor, komunitetit të biznesit dhe universitetetit, për t’iu përgjigjur sfidave të reja dhe transformimit që bota po pëson si pasojë e zhvillimit dixhital.

Ndërkohë, Kreu i Dhomës së Tregtisë së Elbasanit, Veli Kazazi, foli për nevojën e realizimit të studimeve shkencore e akademike, për të identifikuar fushat e ekonomisë dhe të biznesit që mund të kenë mundësi zhvillimi në të ardhmen.

Kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja ndau eksperiencën e tij të studimeve dhe vuri theksin te këshillimi i karrierës. Ai i inkurajoi maturantët që të shohin me prioritet zgjedhjen e degës së studimit, duke ndjekur jo thjesht prirjet e tyre por edhe duke e ekonomizuar  atë si në kohë dhe në para.

Ndërkaq, drejtoresha e gjimnazit “Dhaskal Todri”, Merita Balliçi u ndal te sfidat dhe përpjekjet që bëjnë stafet arsimore për t’iu përgjigjur ndryshimeve ekonomike dhe teknologjike me të njëjtët hapa cilësorë.

Ky forum ishte nje iniciativë e nisur nga UET Center dhe me mbështje të EFI i cili do të shtrihet edhe në 4 qytet të tjera gjatë periudhës Mars-Prill.