EFI në Shqipëri
Ekonomiksi është një fushë që ka të bëjnë me tema të rëndësishme dhe interesante të tilla si: kapitalizmi përkundrejt socializmit, menaxhimi i inflacionit dhe i papunësisë, zhvillimi ekonomik, etj,.
Nëse lexoni historitë ekonomike të Bashkimit Sovjetik, do të zbuloni se ai pak sektor “privat” që lejohej ishte në bujqësi. Parcelat e vogla private që përbënin 3 përqind të tokës së mbjellë prodhonin midis 39 përqind dhe 66 përqind të prodhimit të patateve, perimeve, mishit, qumështit dhe vezëve. Pjesa tjetër e tokës dhe prodhimit prodhohej në ferma shtetërore ose kolektive. Kjo përdoret për të argumentuar se efikasiteti i sektorit privat është i pakrahasueshëm në krahasim me sektorin publik. Megjithatë, edhe efikasiteti në fermat private të BRSS-së ishte shumë më i ulët në krahasim me vendet e tjera.
Pas kolapsit të BRSS-së, pati kolaps edhe të prodhimit bujqësor. Megjithatë, importet e ushqimeve nga perë...