Kapërce te përmbajtja
Kreu
KreuHistoria jonëProjekteBëjeni tuajin librinBibliotekaRrjeti

Analizë nga Gjeorgjia: si do të ndikohet ekonomia gjeorgjiane nga lufta në Ukrainë?

Iniciativa për edukimin ekonomik të Gjeorgjisë
1.1.70

Parashikimet ekonomike bëhen duke aplikuar modele të ndryshme matematikore dhe statistikore. Por, për një situatë të tillë si lufta e vazhdueshme në Ukrainë, nuk ekziston asnjë model ekonomik, sepse nuk ka precedentë të drejtpërdrejtë të përshtatshëm. Ekonomistëve u duhet të mbështeten tek përvojat e kaluara për të renditur modelet e tyre me realitetin. Dhe kështu, brenda kontekstit të kësaj krize të vazhdueshme, ekonomistët nxjerrin përfundime, duke u bazuar në logjikën e thjeshtë ekonomike dhe duke rishqyrtuar tendencat ekzistuese. Edhe ju gjithashtu mund të nxirrni përfundime të ngjashme, duke përdorur të dhëna të disponueshme për publikun dhe logjikën ekonomike.

Le të analizojmë se çfarë mund të ndodhë me Gjeorgjinë, duke marrë shkas nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Për këtë duhet të kuptojmë se si mund të zhvillohen marrëdhëniet tona të jashtme ekonomike:

Si mund të ndikohet tregtia e jashtme?

Si Ukraina ashtu edhe Rusia janë partnerë kryesore të Gjeorgjisë, ashtu siç janë edhe Bashkimi Evropian dhe Turqia, që me sa duket edhe ata do të preken nga lufta. Ne fillim le të hedhim një vështrim mbi ato shtete nga të cilat Gjeorgjia importon produkte. Në vitin 2011 importet totale të Gjeorgjisë arritën vlerën e 10 miliardë dollarëve amerikanë. Partnerët kryesorë të saj ishin Bashkimi Evropian dhe Turqia, që së bashku përbënin 42% të importeve gjeorgjiane në 2011. Rusia zë një pjesë relativisht më të vogël prej 10% të importeve, që nuk ka ndryshuar shumë gjatë 9 viteve të fundit. Importi i mallrave nga Ukraina zë 4.7% të totalit të importeve. Prandaj, mund të themi se Gjeorgjia duhet të zëvendësojë pjesërisht rreth 14-17% të importeve të saj. Edhe importet nga Rusia do të ndërlikohen gjithashtu, për shkak të sanksioneve të vendosura nga perëndimi dhe krizës ekonomike si rrjedhojë, që tashmë ka filluar në vend. Në veçanti, përjashtimi i bankave ruse nga sistemi SWIFT, do t’i vështirësojë jashtëzakonisht shumë marrëdhëniet tregtare me Rusinë, ndërsa pushtimi do të ndikojnë në eksportin e mallrave të Ukrainës, duke e ndërlikuar zinxhirin ekzistues të furnizimit.

Tabela 1 - Përqindja e importeve gjeorgjiane nga shtete të ndryshme (2013-2021)

Eksportet janë jashtëzakonisht të rëndësishme për sektorin e prodhimit të Gjeorgjisë dhe për punësimin e përgjithshëm. Në vitin 2021, eksportet zinin rreth 4.2 miliardë dollarë amerikanë, 7% e të cilave nga Ukraina dhe 14% nga Rusia. Në vitet e fundit, eksportet gjeorgjiane drejt shteteve të BE-së kanë zënë rreth një të pestën e eksporteve totale. Ashtu si me importet edhe eksportet gjeorgjiane drejt Ukrainës do të ndërlikohen më shumë për shkak të ndikimit të luftës në logjistikën e zinxhirit furnizues. Ndërsa eksportet drejt Rusisë do të jenë më të vështira, pasi transaksionet bankare do të ndërlikohen ndjeshëm pas përjashtimit të saj nga sistemi SWIFT.

Tabela 2 - Përqindja e eksporteve gjeorgjiane drejt shteteve të ndryshme (2013-2021)

Është e qartë se fluksi i importit ashtu edhe ai i eksportit do të reduktohen në Gjeorgji. Sipërmarrësit gjeorgjianë duhet të gjejnë mënyra për të zëvendësuar partnerët e tyre tregtarë, si për sigurimin e produkteve ashtu edhe për shitjen e mallrave të eksportuara. Vini re se importet i tejkalojnë ndjeshëm eksportet në Gjeorgji. Pra, Gjeorgjia blen më shumë nga shtetet e tjera, sesa u shet atyre.

Nëse blejmë më shumë, sesa sheshim, si do të mbulohen shpenzimet e importit?

Gjeorgjia ka disa burime për shlyerjen e pagesave të bilancit të saj negativ tregtar. Këto përfshijnë investimet e huaja private që zënë rreth 1.5 miliardë dollarë amerikanë çdo vit, por për shkak të pandemisë së COVID-it në 2020, ato arritën vetëm në 0.5 miliardë dollarë amerikanë, (Instituti Shtetëror i Statistikave i Gjeorgjisë). Shtetet e BE-së përbëjnë burimin kryesor të investimeve të huaja private në Gjeorgji me 60%, ndërsa Ukraina dhe Rusia me vetëm 10%.

Një burim më i rëndësishëm i financimit të importeve sigurohet nga remitancat që qytetarët gjeorgjianë, të punësuar jashtë, u dërgojnë familjeve të tyre në Gjeorgji. Që nga viti 2021, remitancat përbënin 2.3 miliardë dollarë amerikanë (burimi: Banka Kombëtare e Gjeorgjisë). Historikisht, Rusia ka qenë burimi kryesor i remitancave në Gjeorgji, edhe pse kjo tendencë ka ndryshuar ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit. Përqindja e remitancave nga Federata Ruse është reduktuar në 18%, ndërsa është rritur ndjeshëm nga Bashkimi Evropian (shih grafikun më poshtë). Sanksionet e vendosura, veçanërisht përjashtimi i Rusisë nga sistemi SWIFT, e ka bërë të vështirë dërgimin e remitancave nga Rusia dhe volumi i tyre nga atje mund të ulet.

Tabela 3 - Remitancat në Gjeorgji sipas shteteve

Në përfundim, nuk është e vështirë të supozojmë se kjo luftë po zhvillohet ndërmjet partnerëve të rëndësishëm të huaj ekonomik dhe do të shkaktojë luhatje të ndjeshme në ekonominë gjeorgjiane. Megjithatë, është e vështirë të përcaktohet efekti kumulativ. Efektet do të jenë veçanërisht të ndjeshme mbi marrëdhëniet ekonomike Gjeorgji - Rusi. Sipërmarrësve gjeorgjianë do t’u duhet të shikojnë për marrëdhënie të tjera tregtare, ndërsa shtetit do t’i duhet të kërkojë mbështetje ekonomike financiare nga partnerët evropianë.