EFI në Maqedoninë e Veriut
Edukimi ekonomik paraqet një prej shkathtësive më të rëndësishme që duhet të posedoj çdo individ pavarësisht moshës së tij
Dy llojet e shoqërive të Ludwig von Mises
“Ka dy lloje të ndryshme të bashkëpunimit social”, shkroi Ludwig von Mises: një i bazuar në kontratë (marrëveshje vullnetare dhe reciprocitet), tjetra e bazuar në hegjemoni (“urdhër dhe nënshtrim”). Individët mund të bashkohen së bashku ose me “lidhje kontraktuale” ose “obligacione hegjemonike”.
Ky dallim është njohur nga shumë teoricienë socialë. Te Veprimi njerëzor, Mises shkroi:
“[Adam] Ferguson e përshkroi atë si kontrastin midis kombeve luftarake dhe kombeve tregtare; [Henri de] Saint Simon si kontrastin midis kombeve të egra dhe kombeve paqësore ose industriale; Herbert Spencer si kontrastin midis shoqërive të lirisë individuale dhe atyre të një strukture militante; [Werner] Sombart si kontrastin midis heronjve dhe tregtarëve”.
Marksistët dhe nazistët po ashtu paraqisnin binarë të ngjashëm, siç shtjelloi Mises. Mendimtarët e ndry...