Kapërce te përmbajtja
Kreu
KreuHistoria jonëProjekteBëjeni tuajin librinBibliotekaRrjeti

Obi-Uan Kenobi, Ekonomist i Zgjedhjes Publike

Byron B. Carson, III
1.1.70

A mund të jetë “Lufta e Yjeve” një portë kalimi intergalaktike për të kuptuar më mirë teorinë e zgjedhjes publike[1]? Obi-Uan Kenobi, i cili së shpejti do të ketë serialin e tij[2], nuk është vetëm një prej mjeshtërve Xhedaj më të mëdhenj të universit dhe një mjeshtër i retorikës[3], por ai është gjithashtu një mësues i rëndësishëm i ekonomisë politike.

Paralajmërimi i Obi-Uanit

Gjatë mbrojtjes së Senatores Padmé Amidala nga kërcënimi i vrasjes te Sulmi i Klonëve[4], Anakin Skajuoker dhe Obi-Uan diskutojnë planet e sigurisë, dëshpërimin e Anakinit për nënën e tij dhe ndjenjat gjithnjë e më të mëdha të Anakinit për Amidalën. Gjatë këshillimit me Anakinin rreth Amidalës, Obi Uani e kujton Anakinin se Amidala është politikane. Obi-Uan thotë, “…mos harro se ajo është politikane dhe politikanëve nuk mund t’u zësh besë”.

Sulmi i Klonëve (2002) është haptazi politik, siç vëren Ana Lankashajër[5] —dhe siç vëren Kas Sanstein[6] për të gjithë sagën—por komenti i Obi-Uanit kalon në ekonomiksin e zgjedhjes publike. Komentet e Obi-Uanit nuk janë nihiliste dhe ato nuk tregojnë se nuk duhet të jemi politikanë. Ai i referohet pozicionit që luajnë politikanët në sistemin përkatës qeveritar në “Luftën e Yjeve”, pra Senatin Galaktik[7]

Mendimi i Anakinit

Duke iu përgjigjur paralajmërimit të Obi-Uanit, Anakini portretizon një romanticizëm për politikanët, si edhe ndjenjat e tij për Amidalën. Anakini thotë, “Ajo nuk është si të gjithë të tjerët në Senat...”. Kjo përgjigje është e njohur sepse është një mendim—një nocion imagjinar—që e ndajnë shumë prej atyre që besojnë në pagabueshmërinë e politikanëve, zyrtarëve të zgjedhur dhe shteteve, ose të paktën ata që u japin këtyre aktorëve përfitimin e dyshimit.

Obi-Uan me shkathtësi e hedh poshtë kundërshtimin e Anakinit dhe jep paralajmërimin e tij: “Sipas përvojës sime, senatorët fokusohen të kënaqin vetëm ata që financojnë fushatat e tyre.” Obi-Uan e nxit Anakinin të fokusohet te stimujt, jo te persona të caktuar apo te motivet e tyre. Ky është gabimi i Anakinit. Obi-Uan nuk u vesh motive të liga apo të rrezikshme aktorëve politikë, duke vepruar ashtu do të keqkuptohej logjika thelbësore e zgjedhjes publike. Pavarësisht motiveve—qoftë kur njerëzit janë engjëj apo djaj, xhedaj apo sithë—stimujt marrin përparësi në shpjegimin e sjelljes së tyre. Nuk ka rëndësi nëse po flasim për Amidalën, Master Jodën, Shmi Skajuokerin, Xhar Xhar Binks, Dart Vejdër apo Perandorin Palpatin; stimujt ndikojnë te sjellja qoftë kur aktorët janë në tregje apo në ambient politik. Ky është thelbi i ekonomiksit të zgjedhjes publike ose ekonomiksit pa romancë.

Obi-Uani vazhdon: “Dhe ata nuk janë aspak të trembur që të harrojnë të mirat e demokracisë për t’i marrë ato fonde”. Senatorët mund ta vlerësojnë shumë demokracinë, por ata përballen me stimuj për t’i shpërfillur ato vlera dhe, ndoshta, për t’i shtrembëruar ato. Me një frustrim prej adoleshenti, Anakini e hedh krejtësisht poshtë argumentin e Obi-Uanit, duke thënë “Nuk dua leksione të tjera, të paktën jo rreth ekonomisë së politikës”.

Më vonë në këtë skenë, Anakini thotë, “…dhe përveç kësaj, ti po e gjeneralizon, kancelari nuk duket se është i korruptuar”. Obi-Uan mbron logjikën e tij të zgjedhjes publike dhe përgjigjet, “Palpatini është politikan, kam vënë re se ai është shumë i zgjuar për të vërejtur pasionet dhe paragjykimet e senatorëve”. Pra, Palpatini i përdor të tjerët jo në dobi të republikës, por për përfitimet e veta. Momente më parë ata shpëtuan Amidalën nga shumëkëmbëshit helmues, por, Anakini shfaq plotësisht romanticizmin e tij kur thotë, “Mendoj se [Palpatini] është burrë i mirë”.

*- Politikanët i shërbejnë interesit publik.
- Por ata kanë edhe interes personal, apo jo?
- …
- Ata kanë edhe interes personal, apo jo? 

Motivime të tilla janë përveç logjikës së Obi-Uanit dhe përveç logjikës së zgjedhjes publike. Njerëzit reagojnë ndaj stimujve, edhe senatorët dhe Kancelarët në Senatin Galaktik. Ndoshta nëse Anakini do të kishte dëgjuar, do t’i kishte refuzuar përpjekjet e Palpatinit dhe do të kishte kuptuar lidhjen e tij me errësirën.

Zgjedhja Publike për të gjitha Galaksitë

Logjika e zgjedhjes publike[8] mbetet e rëndësishme në botën reale, edhe për debatet tona politike më të urgjente.

Çfarëdo që bëjnë politikanët—qoftë kur është shpenzimi i dollarëve të paktë të taksave në infrastrukturë[9] apo në konfliktin[10]në Ukrainë, në inflacionin e monedhave, vendosjen e rregulloreve dhe tarifave për qumështin e foshnjave[11] ose në testet e Covid-19 apo në zgjatjen e mbylljes së shkollave[12]—ata po u përgjigjen stimujve me të cilët përballen. Këto sjellje nuk lidhen detyrimisht me të qenit republikan apo demokrat—nuk ka një anë drite apo errësire në botën reale—dhe nuk as me persona të caktuar në detyrë. Por lidhen me zgjedhjet që bëjnë njerëzit në përgjigje të stimujve me të cilët përballen, konkretisht për të tërhequr vota, për të financuar fushata, për prestigj, për staf më të madh etj.

Ndoshta duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje Obi-Uanit, logjikës së tij për zgjedhjen publike, dhe çështjeve më të mëdha të ekonomisë politike që portretizon në mënyrë gjeniale saga e “Luftës së Yjeve”. Ne mund të zhvillojmë një mungesë të logjikshëm besimi ndaj politikanëve, kancelarëve dhe grave dhe burrave “të mirë” që zgjedhim dhe mund t’u kushtojmë më shumë vëmendje rregullave, mungesës së rregullave, me të cilat përballen politikanët për të kufizuar abuzimet e perceptuara.

Ky artikull është kortezi e Byron B. Carson, III dhe Institutit Amerikan për Kërkime Ekonomike, nën licencën ndërkombëtare Creative Commons Attribution 4.0. Origjinali mund të gjendet këtu.

[1] https://www.econlib.org/library/Enc/PublicChoice.html

[2] https://disneyplusoriginals.disney.com/show/obi-wan-kenobi
[3] https://starwars.fandom.com/f/p/3343172654596358748
[4] https://www.bloomberg.com/opinion/articles/2022-05-16/u-s-baby-formula-shortage-worsened-by-tariffs-red-tape
[5] https://dalspace.library.dal.ca/handle/10222/63479
[6] https://www.amazon.com/World-According-Star-Wars/dp/0062484222/ref=tmm%5Fhrd%5Fswatch%5F0?%5Fencoding=UTF8&qid=&sr=
[7] https://www.starwars.com/databank
[8] https://www.amazon.com/Public-Choice-Introduction-Political-Economy/dp/1559340223
[9] https://www.cbo.gov/topics/infrastructure-and-transportation
[10] https://www.washingtonpost.com/world/interactive/2022/biden-ukraine-military-aid-us/
[11] https://www.bloomberg.com/opinion/articles/2022-05-16/u-s-baby-formula-shortage-worsened-by-tariffs-red-tape
[12] https://www.nytimes.com/2022/01/08/us/teachers-unions-covid-schools.html