Kapërce te përmbajtja
Kreu
KreuInformacionPartnerëtEkipi
Fillo leximin
ose shkarkoje falas

Partnerët

Organizatat lokale ku fliten gjuhët e edicioneve të përkthyera sjellin pranë lexuesve të rinj “Ekonomiksin e mendimit praktik”. Kontaktoni me to direkt për të mësuar rreth evenimenteve promocionale dhe aktiviteteve në vendin tuaj

Për të mësuar më shumë rreth mundësive të partneritetit, kontaktoni me drejtorin e programit të EFI-së, Eleanor Hammond.

Albanian Enterprise Institute

Shqipëri
Misioni i Albanian Enterprise Institute është të influencojë debatin rreth politikave publike me studime të bazuara në prova, dhe të ndërtojë konsensusin mbi reformat e politikave që promovojnë një ekonomi të drejtë, konkurruese dhe të begatë. Kontakti: Besart Kadia

Qendra për Vendimet rreth Sjelljes

Armeni
Qendra për Vendime rreth Sjelljes është një qendër konsulence kërkimore që i ndihmon klientët në implementimin e ideve të tyre më sfiduese duke përdorur metodologjinë e sjelljes në ekonomiks. Kontakti: Aram Ghazaryan

Qendra Kërkimore Shkencore Mises

Bjellorusi
Misioni i Qendrës Kërkimore Shkencore Mises është të çojë më tej idetë dhe idealet e një shoqërie demokratike të tregut të lirë bazuar në zgjedhjet individuale dhe përgjegjësinë personale; të krijojë një komunitet të hapur me persona që ndajnë këto ideale; të zgjerojë parametrat e debatit të politikës publike për të promovuar idetë origjinale të qeverisë së kufizuar, lirisë individuale dhe pronës private; të asistojë në formimin e një elite kombëtare që do të mundësojë garantimin e një shoqërie bjelloruse drejt lirisë dhe demokracisë brenda familjes së vendeve me mendësi të ngjashme. Kontakti: Jaroslav Romanchuk

Kolegji Riinvest

Kosovë
Misioni i Riinvest është të promovojë zhvillimin ekonomik modern të Kosovës në një filozofi sipërmarrjeje: Kontakti: Alban Zogaj

Bendukidze Free Market Center

Ukrainë
Bendukidze Free Market Center (BFMC) është një institucion kërkimor i pavarur ukrainas i themeluar në vitin 2015 nga miqtë dhe mbështetësit e Kakha Bendukidze për të popullarizuar idetë e tregut të lirë në Ukrainë. Misioni i BFMC është të çlirojë potencialin ekonomik të Ukrainës përmes rekomandimeve për politikat, programeve kërkimore dhe arsimore që promovojnë nismën private, përgjegjësinë dhe rregullat e barabarta për të gjithë. Kontakti: Nataliya Melnyk

Universiteti Ndërkombëtar Westminster në Tashkent

Uzbekistan
Universiteti Ndërkombëtar Westminster në Tashkent (WIUT) është universiteti i parë ndërkombëtar në Uzbekistan dhe i pari në Azinë Qendrore që ofron arsim perëndimor, me kualifikime të Mbretërisë së Bashkuar (MB). Misioni i WIUT-së është që të sigurojë Standarde Ndërkombëtare të Arsimit dhe Mundësi Kërkimore që kontribuojnë në zhvillimin intelektual, social dhe profesional të komuniteteve të Azisë Qendrore, si dhe në niveli Komuniteti Global. Kontakti: Nargiza Alimukhamedova