Kapërce te përmbajtja
Kreu
KreuInformacionLajmetBëjeni tuajin librinBibliotekaRrjeti

Rreth EFI-së

Ky është një projekt unik që ndërthur aftësitë, talentet dhe kreativitetin e shumë njerëzve nga shumë vende të ndryshme për të frymëzuar dhe ngjallur interesin për ekonomiksin.

Të gjithë ata që janë përfshirë në Economic Fundamentals Initiative kanë kaluar një pjesë të madhe të karrierës së tyre duke jetuar dhe punuar në rajon. Ne jemi ekonomistë; jemi mësues; jemi administratorë të arsimit, specialistë tregu, redaktorë e përkthyes. Të gjithë jemi plotësisht në dijeni të sfidave urgjente me të cilat përballen vendet e këtij rajoni. Ne besojmë me pasion se zhvillimi i njohurive të gjithsecilit për ekonominë, mund t'u sjellë vetëm të mira individëve, për komunitetet e tyre dhe për stabilitetin më të gjerë kombëtar dhe rajonal.

Synimi i EFI-së dhe partnerëve tanë lokalë është që ta bëjnë arsimimin ekonomik të aksesueshëm për të gjithë. Kjo është arsyeja pse ne bashkëpunojmë në mënyrë aktive me mësues të universiteteve dhe shkollave, studentë dhe përfaqësues të institucioneve arsimore. Duke qenë i disponueshëm në 10 gjuhë, ne planifikojmë të përfshijmë më shumë gjuhë të tjera të Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore në portofolin tonë.

EFI-ja financohet krejtësisht nga donacionet që përdoren vetëm për përshtatjen, përkthimin dhe shpërndarjen e literaturës së ekonomiksit në mbarë këtë rajon. EFI është organizatë jofitimprurëse 501(c)(3) e regjistruar në shtetin e Nju Xhersit, SHBA.

1
"Ekonomiksi i mendimit praktik" është botuar në shtatë gjuhë
100
shkarkime falas dhe numri është ende në rritje!
1
partnerë vendas që do të zbulojnë sekretet e ekonomiksit!

Libri

Ekonomiksi i mendimit praktik

“Ekonomiksi i mendimit praktik: Çfarë duhet të dimë rreth pasurisë dhe begatisë” u publikua fillimisht në vitin 2005 dhe tani është në edicionin e tij të tretë. Shkruar nga ekonomistët akademikë James D. Gwartney, Richard L. Stroup, Dwight R. Lee, Tawni H. Ferrarini dhe Joseph P. Calhoun, “Ekonomiksi i mendimit praktik” sot prezanton hyrjen klasike në bazat e ekonomiksit të tregut. Qëllimi i tij është të orientojë lexuesit që të bëjnë zgjedhje të zgjuara personale dhe parimore bazuar në një kuptim të shëndoshë të parimeve të ekonomiksit.

Me mbështetjen e Komitetit Këshillues Akademik të EFI-së, libri është rishikuar për t'iu përshtatur lexuesve në mbarë rajonin tonë. Publikimi që pasoi "Ekonomiksi i mendimit praktik: Çfarë duhet të dijë secili për të arritur prosperitet personal dhe kombëtar" është i disponueshëm në gjuhën angleze, armene, azerbajxhanase, gjeorgjiane, kazake, kirgistane, ruse, shqipe, ukrainase dhe uzbek.

Versioni elektronik i librit përfshin materiale lexuese shtesë dhe mbi 9 orë video-klipe me titra që prezantojnë dhe shpjegojnë konceptet themelore të ekonomiksit në kontekstet e jetës reale. Kopjet e printuara janë gjithashtu të disponueshme përmes partnerëve tanë lokalë.

Gjenerata e mendimit praktik

Qytetarët e së nesërmes po hulumtojnë ekonomiksin sot.

Ne duam t'u japim studentëve, mësuesve dhe publikut të gjerë të rajonit një mundësi unike për të mësuar parimet bazë ekonomike që ndikojnë jetën e tyre të përditshme dhe këto të mësohen në gjuhën e tyre dhe pa kosto financiare. Ekonomiksi është një disiplinë që frikëson shumë njerëz, por çdo qytetar aktiv duhet të kuptojë bazat e tij. EFI-ja ofron përmbajtje që folësit e gjuhës angleze i marrim si të mirëqena, por që - deri më sot - kanë qenë pothuajse të padisponueshme në gjuhët e Evropës Lindore, Kaukazit Jugor dhe Azisë Qendrore.

Partnerët tanë lokalë zhvillojnë programe emocionuese me aktivitete për studentët, profesionistët e rinj dhe të gjithë ata që janë të interesuar të dini se si ekonomiksi ndikon në jetën e tyre. Ata organizojnë konkurse eseje, video, takime dhe leksione. Tani ju keni mundësinë të njiheni me botën e ekonomiksit të mendimit praktik përmes internetit dhe personalisht!

Doracak për mësimdhënes

Gjithçka që u duhet mësuesve për të sjellë ekonomiksin e mendimit praktik në klasë!

Doracak për mësimdhënes është zhvilluar nga ekipi ynë i ekonomistëve për t'u dhënë arsimtarëve çdo gjë që u nevojitet për të mësuar hyrjen në ekonomiks për vitet e fundit të shkollës së mesme dhe vitet e para të studimeve të larta. Bazuar në edicionin e rajonalizuar nga EFI-ja të “Ekonomiksit të mendimit praktik”, seti i mjeteve të mësuesit përfshin pamje me slajde, udhëzime instruktuese dhe probleme praktike. Një version i hershëm është tashmë në përdorim në një prej shkollave të mesme publike më të mira në Gjeorgji. Për të parë një shembull të udhëzuesit (vetëm në anglisht), dhe për të mësuar rreth planeve për përkthimin dhe shpërndarjen në vendin tuaj, ju lutemi kontaktoni me partnerin për vendin tuaj.