WEBVTT FILE

1
00:00:00.000 --> 00:00:03.509
-Si mund t’ju ndihmoj, oficer Luis?

2
00:00:03.509 --> 00:00:06.915
-Po, po mendoja, tani që Omni
po privatizon forcat e policisë,

3
00:00:06.915 --> 00:00:10.672
do të na shndërrojë të gjithëve
në robotë apo vetëm ty?

4
00:00:10.672 --> 00:00:13.593
Gjithashtu, a do të fillojë
shefi të kërkojë rezultate

5
00:00:13.593 --> 00:00:16.164
sepse, kriminelët më frikësojnë.

6
00:00:16.164 --> 00:00:18.848
Zakonisht, kur shikoj ndonjë
skenë krimi, nuk reagoj mirë.

7
00:00:18.848 --> 00:00:21.325
“Oh, një krim... Oh,
nuk mund të shoh asgjë...

8
00:00:21.325 --> 00:00:23.809
Më mirë t’i pastroj këto syze”.

9
00:00:23.809 --> 00:00:25.714
Më pas vendos
syzet dhe:

10
00:00:25.714 --> 00:00:28.330
“Oh, shikoj një pellg gjaku,
por nuk shoh asnjë kriminel!".

11
00:00:28.330 --> 00:00:30.211
Sikur s'ka ndodhur asgjë.

12
00:00:30.211 --> 00:00:32.342
Më falni. Më duhet të shkoj.

13
00:00:32.342 --> 00:00:34.342
- Shumë mirë. Nëse do që të takohemi
më vonë dhe bëjmë ndonjë gjë,

14
00:00:34.342 --> 00:00:35.879
sot është e marta e bluzave,

15
00:00:35.879 --> 00:00:39.081
sot unë me shokët dalim dhe
u gjuajmë njerëzve me bluza.

16
00:00:39.081 --> 00:00:41.733
Është shumë argëtuese... belipeli zip-zap!

17
00:00:41.733 --> 00:00:51.619
[muzikë në sfond]

18
00:00:51.662 --> 00:00:54.525
- Përshëndetje, jam Endrju Hiton
dhe ju po shikoni EconPop -

19
00:00:54.525 --> 00:00:57.283
shfaqja që ka të bëjë me patrullimin
e rrugëve të kulturës së masës,

20
00:00:57.283 --> 00:00:59.899
dhe ngacmimit të njerëzve
me shkopin e ekonomiksit.

21
00:00:59.899 --> 00:01:02.438
Në melodramën fantastiko-shkencore
të 1984-s RoboCop,

22
00:01:02.438 --> 00:01:05.148
pasi oficeri Aleks Mërfi
qëllohet brutalisht në krye të detyrës

23
00:01:05.148 --> 00:01:07.932
nga një bandë
kriminelësh të pashpirt,

24
00:01:07.932 --> 00:01:10.297
ai kthehet përsëri në jetë
nga një korporatë e pashpirt

25
00:01:10.297 --> 00:01:13.448
me një emër aspak keqdashës,
Produktet Konsumatore Omni.

26
00:01:13.448 --> 00:01:14.716
Por, ka një kleçkë.

27
00:01:14.716 --> 00:01:17.139
Oficeri Mërfi, dikur një njeri
i dashur familjar,

28
00:01:17.139 --> 00:01:20.464
është tani një iPod që ecën dhe flet,
i programuar të luftojë krimin,

29
00:01:20.464 --> 00:01:22.652
të ruajë rendin dhe të ruajë
besimin e njerëzve.

30
00:01:22.652 --> 00:01:25.666
Në tërësi është një film i mrekullueshëm
për robotët, shpërthimet,

31
00:01:25.666 --> 00:01:29.703
më shumë robotë, të mira publike,
shpërthime dhe robotë.

32
00:01:29.703 --> 00:01:31.573
Në film, qyteti i Detroitit,

33
00:01:31.573 --> 00:01:34.896
i pllakosur nga dhuna dhe
në buzë të rrënimit financiar,

34
00:01:34.896 --> 00:01:38.205
jep me kontratë departamentin
e policisë tek Omni.

35
00:01:38.205 --> 00:01:39.602
Gjatë një prezantimi të korporatës,

36
00:01:39.602 --> 00:01:42.435
roboti i tyre i ri i armatosur deri
në dhëmbë del jashtë kontrollit

37
00:01:42.435 --> 00:01:45.178
dhe qëllon për vdekje
një drejtues të ri.

38
00:01:45.178 --> 00:01:46.767
Është një mbledhje standarde bordi,

39
00:01:46.767 --> 00:01:48.661
por gjysmë ore më vonë mësojmë

40
00:01:48.661 --> 00:01:51.647
se presidenti i kompanisë Dik Xhons
është edhe një kriminel lakmitar.

41
00:01:51.647 --> 00:01:57.800
-Çfarë mendoje?
Se ishe një polic i zakonshëm?

42
00:01:57.800 --> 00:01:59.648
Ti je produkti ynë

43
00:01:59.648 --> 00:02:02.881
dhe s'mund të lejojmë që produktet
tona të na kthehen kundër, apo jo?

44
00:02:02.881 --> 00:02:04.266
-Shtrohet pyetja,

45
00:02:04.266 --> 00:02:08.800
kur duhet të kontraktohet një kompani
private për të ofruar një të mirë publike?

46
00:02:08.800 --> 00:02:11.621
Së pari, le të përcaktojmë se
çfarë është një e mirë publike.

47
00:02:11.621 --> 00:02:14.025
Gjatë një bisede të zakonshme,
kur dikush thotë “e mirë publike”

48
00:02:14.025 --> 00:02:16.476
me shumë mundësi nënkupton
diçka në të mirë të shumë njerëzve

49
00:02:16.476 --> 00:02:18.358
ose një shërbim i paguar nga taksat.

50
00:02:18.358 --> 00:02:20.189
Megjithatë, në ekonomiks
një e mirë publike

51
00:02:20.189 --> 00:02:21.658
ka të bëjë me diçka shumë specifike,

52
00:02:21.658 --> 00:02:23.658
jo thjesht diçka që është
në të mirë të shoqërisë.

53
00:02:23.658 --> 00:02:27.492
Në ekonomiks, një e mirë publike
është diçka që konsumohet bashkërisht.

54
00:02:27.492 --> 00:02:30.674
Kjo do të thotë se përdoret nga një grup
i madh njerëzish në të njëjtën kohë.

55
00:02:30.674 --> 00:02:34.518
Për shembull, ne nuk e shfrytëzojmë
sigurinë kombëtare një nga një.

56
00:02:34.518 --> 00:02:36.055
Të gjithë në vend përfitojmë

57
00:02:36.055 --> 00:02:38.055
nga ushtria e cila na
mbron nga Belgjika.

58
00:02:38.055 --> 00:02:39.948
Mendoni për ndriçimin
në rrugë

59
00:02:39.948 --> 00:02:41.948
ose të qëndroni kundër erës
së kolonjës sime joshëse.

60
00:02:41.948 --> 00:02:44.408
Kënaqësia juaj nuk ndikon
në kënaqësinë e tjetrit.

61
00:02:44.408 --> 00:02:48.889
Ajo konsumohet bashkërisht. Gjithashtu, për
arsye të panjohur unë tërheq edhe drerë.

62
00:02:48.889 --> 00:02:51.481
Një e mirë publike është
gjithashtu jo-përjashtuese.

63
00:02:51.481 --> 00:02:53.575
Kjo do të thotë se nuk mund
t'i ndaloni njerëzit ta përdorin atë.

64
00:02:53.575 --> 00:02:55.575
Mund të përjashtoni dikë
nga një park lojërash

65
00:02:55.575 --> 00:02:56.940
duke vendosur një pagesë hyrjeje

66
00:02:56.940 --> 00:02:59.472
ose të paktën të më detyroni të blej një palë
shkallë të mira për të kapërcyer rrethimin,

67
00:02:59.472 --> 00:03:00.745
por nëse ndërtoni një far

68
00:03:00.757 --> 00:03:03.437
për të mbrojtur marinarët nga
përplasja me shkëmbinjtë,

69
00:03:03.437 --> 00:03:05.437
anijet do të përfitojnë nga
ajo e mirë publike,

70
00:03:05.437 --> 00:03:07.908
pavarësisht se sa shumë ju
u bërtitni atyre që të mos ta bëjnë.

71
00:03:07.908 --> 00:03:09.138
Përpjekja për t'i përjashtuar ata do të ishte

72
00:03:09.138 --> 00:03:11.843
si t’i kërkoje dikujt para për të
parë një spektakël fishekzjarrësh.

73
00:03:11.843 --> 00:03:14.603
Zbatimi i ligjit është një
shembull tjetër i të mirës publike.

74
00:03:14.603 --> 00:03:18.191
Të gjithë përfitojnë nga policia
e cila kontrollon veprimet e mia.

75
00:03:18.191 --> 00:03:21.039
Përpjekjet e policisë shfrytëzohen
bashkërisht dhe nuk janë përjashtuese,

76
00:03:21.039 --> 00:03:23.230
përveçse kur shefi i komisariatit urdhërohet

77
00:03:23.230 --> 00:03:25.832
që të shpërfillë disa pjesë të
qytetit për arsye politike,

78
00:03:25.832 --> 00:03:29.116
ose i jep më shumë prioritet një lagjeje,
sesa një tjetre, për mungesë fondesh.

79
00:03:29.128 --> 00:03:31.888
Në këtë rast, do të ishte
mirë nëse do të punësonit

80
00:03:30.888 --> 00:03:32.519
një agjenci private sigurie.

81
00:03:32.519 --> 00:03:35.617
Policët e qendrave tregtare,
kamerat e sigurisë të shtëpive

82
00:03:35.617 --> 00:03:38.040
dhe rojet e klubeve të natës janë
shembuj të sektorit privat të sigurisë.

83
00:03:38.040 --> 00:03:41.527
Falë meje, Uilliam Shatner
ka punësuar një truprojë.

84
00:03:41.527 --> 00:03:43.916
Pagesa për një të mirë publike
është një çështje e rëndësishme.

85
00:03:43.916 --> 00:03:45.390
Të gjithë përfitojnë
nga të mirat publike

86
00:03:45.390 --> 00:03:47.936
si ajri i pastër, pamjet panoramike
ose parandaluesit e krimit.

87
00:03:47.936 --> 00:03:50.531
Një mendim është se nëse
diçka është shumë e rëndësishme,

88
00:03:50.531 --> 00:03:54.380
si shërbimi zjarrfikës ose uiski,
nuk mund të lihet në dorë të tregut.

89
00:03:54.380 --> 00:03:56.297
Pra, nëse nuk është përfituese

90
00:03:56.297 --> 00:03:59.506
mbajtja e diçkaje me rëndësi jetike
për shoqërinë, siç është uiski,

91
00:03:59.506 --> 00:04:01.083
atëherë duhet të mbështetemi te taksat

92
00:04:01.083 --> 00:04:02.906
dhe qeveria për të
siguruar ekzistencën e tij.

93
00:04:02.906 --> 00:04:06.472
Le të kthehemi te shërbimi zjarrfikës.
Imagjinoni sikur ata të ishin korporatë

94
00:04:06.484 --> 00:04:08.552
dhe do ju duhej të bënit pazar
me shefin për çmimet

95
00:04:08.552 --> 00:04:11.330
ndërsa çatia juaj digjej.
Duket e tmerrshme.

96
00:04:11.330 --> 00:04:14.363
Sot shumica e zjarrfikësve
amerikanë nuk janë punonjës bashkie.

97
00:04:14.363 --> 00:04:17.997
Rreth 70% e zjarrfikësve në
SHBA janë vullnetarë.

98
00:04:17.997 --> 00:04:20.678
Shoqëria është më e
rëndësishme sesa qeveria

99
00:04:20.678 --> 00:04:23.457
dhe korporatat fitimprurëse,
dhe në shumë raste,

100
00:04:23.457 --> 00:04:26.056
shoqatat bamirëse, kishat madje
edhe kolegjet fetare

101
00:04:26.056 --> 00:04:28.234
bëjnë një punë të shkëlqyer
në sigurimin e të mirave publike.

102
00:04:28.234 --> 00:04:30.447
-Si është puna me policinë?
Çfarë problemi ka?

103
00:04:30.447 --> 00:04:32.447
-Sindikata e tyre ka filluar të ankohet
që kur ne morëm kontrollin.

104
00:04:32.447 --> 00:04:35.895
Broçkullat e zakonshme.
Do t’i ndryshojmë gjërat.

105
00:04:35.895 --> 00:04:37.062



106
00:04:37.062 --> 00:04:40.004
-Te filmi RoboCop, qyteti i Detroitit
ia kontraktoi shërbimin policor

107
00:04:40.004 --> 00:04:44.020
një biznesi fitimprurës,
që në film ka rezultat kontradiktor.

108
00:04:44.020 --> 00:04:45.266
Nga njëra anë, ata ndërtuan

109
00:04:45.266 --> 00:04:47.991
një patrullë mbresëlënëse robotësh
për të ndaluar kriminelët.

110
00:04:47.991 --> 00:04:50.462
Nga ana tjetër, disa nga
drejtuesit e tyre vuajnë nga të

111
00:04:50.462 --> 00:04:53.317
“qenit të këqij” dhe “vrasja e njerëzve”.

112
00:04:53.317 --> 00:04:56.595
Kjo duket e frikshme, kështu që le të
kthehemi te Detroiti i vërtetë.

113
00:04:56.595 --> 00:04:59.897
Në 2013, Detroiti i vërtetë
shpalli falimentimin.

114
00:04:59.897 --> 00:05:02.887
Ishte renditur si qyteti më i dhunshëm
në Amerikë për 4 vite me radhë.

115
00:05:02.887 --> 00:05:05.747
Arriti deri aty sa Shoqata e Oficerëve
të Policisë së Detroitit

116
00:05:05.747 --> 00:05:08.304
lëshoi një paralajmërim për të
gjithë qytetarët dhe vizitorët

117
00:05:08.304 --> 00:05:10.492
se duhet të hynin në qytet
duke marrë vetë përsipër rrezikun

118
00:05:10.492 --> 00:05:13.704
për shkak të forcave të pakta të policisë.

119
00:05:13.704 --> 00:05:17.433
Kini parasysh që ky është Detroiti
i vërtetë, jo versioni i RoboCop-it.

120
00:05:17.433 --> 00:05:19.668
Ndërkohë, këtë vit Detroiti filloi
ndërtimin e një linje treni pasagjerësh

121
00:05:19.668 --> 00:05:24.287
137 milionë dollarë e cila
shtrihet pak më shumë se 5 km.

122
00:05:24.287 --> 00:05:27.266
Ajo linjë pasagjerësh i përshtatet
shumë mirë stadiumit të ri të hokejit,

123
00:05:27.266 --> 00:05:30.879
285 milionë dollarë prej të cilave do
të vijnë nga taksapaguesit

124
00:05:30.879 --> 00:05:32.679
të cilëve mund t'u interesojë ose jo hokeji,

125
00:05:32.679 --> 00:05:35.054
por padyshim u intereson
që të mos qëllohen me armë.

126
00:05:35.054 --> 00:05:37.054
Ndoshta, qeverisja e Detroitit

127
00:05:37.054 --> 00:05:39.327
të vërtetë ka dështuar në
menaxhimin e të mirave publike

128
00:05:39.327 --> 00:05:40.615
që janë çështje shumë delikate

129
00:05:40.615 --> 00:05:42.936
dhe nuk ka një përgjigje të
prerë se kush i ofron ato më mirë.

130
00:05:42.936 --> 00:05:44.384
Por të paktën me sektorin privat

131
00:05:44.384 --> 00:05:46.279
mund ta anuloni kontratën
me kompaninë e keqe

132
00:05:46.279 --> 00:05:49.180
ose të mos u dhuroni më para për
Shriners nëse fillojnë të vrasin njerëz.

133
00:05:49.180 --> 00:05:51.560
Të paktën do të konsideroja
të jetoja në qytetin Delta,

134
00:05:51.560 --> 00:05:54.593
metropoli ogurzi privat në
ndërtim e sipër te filmi RoboCop.

135
00:05:54.593 --> 00:05:56.347
Ai mbase ka banja më të mira

136
00:05:56.347 --> 00:05:59.637
dhe nuk më intereson stadiumi i hokeit,
sepse nuk jam kanadez.

137
00:05:59.637 --> 00:06:00.903
Detroiti i vërtetë është një katrahurë,

138
00:06:00.903 --> 00:06:03.367
kështu që më mirë ta provoja
shansin me robotët kapitalistë.

139
00:06:03.367 --> 00:06:07.358
[muzikë në sfond]

