WEBVTT FILE

1
00:00:00.000 --> 00:00:07.187
-Mirëmbrëma Z. Boui!

2
00:00:07.187 --> 00:00:11.206
Kemi pasur shumë probleme me
Agjencinë e Mbrojtjes së Mjedisit

3
00:00:11.206 --> 00:00:13.132
dhe nëse qëndroni
këtu do të duhet të

4
00:00:13.132 --> 00:00:16.883
plotësojmë shumë formularë
interdimensionalë tregtie.

5
00:00:16.883 --> 00:00:21.833
Prandaj, nëse mund të transferoheshit
në Nju Xhersi ose në Kanada,

6
00:00:21.833 --> 00:00:24.266
do të na ndihmonit shumë.

7
00:00:24.266 --> 00:00:26.749
-Besoj se kaq mjafton,
faleminderit shumë, Rej!

8
00:00:26.749 --> 00:00:34.037
-Kush je ti, Zoti?

9
00:00:34.037 --> 00:00:40.222
-Gjysma nga ana e nënës, por
nuk jemi shumë fetarë për këtë.

10
00:00:40.222 --> 00:00:44.160
Në fakt shkojmë vetëm
një ose dy herë për festa.

11
00:00:44.160 --> 00:00:50.324
-Atëherë… vdis!

12
00:00:50.324 --> 00:00:59.398
[muzikë në sfond]

13
00:00:59.398 --> 00:01:02.231
-Përshëndetje, unë jam Endrju Hiton
dhe ju po ndiqni EconPop,

14
00:01:02.231 --> 00:01:04.680
programin që kërkon gjilpërën
e ekonomiksit në kashtën

15
00:01:04.680 --> 00:01:08.330
e kulturës pop. Dhe më pas
ju shpon me atë gjilpërë.

16
00:01:08.330 --> 00:01:10.476
Fantazmat! Janë të tmerrshme.

17
00:01:10.476 --> 00:01:13.845
Vijnë në shtëpitë tona natën, pinë të
gjithë birrën e shokëve të dhomës,

18
00:01:13.845 --> 00:01:15.249
lënë enë të palara në lavaman

19
00:01:15.249 --> 00:01:17.316
dhe më pas harrojnë të
ulin kapakun e tualetit.

20
00:01:17.316 --> 00:01:20.052
Fantazmat janë përgjegjëse
për pothuajse të gjitha gjërat,

21
00:01:20.052 --> 00:01:21.649
gjë që e irriton shokun tim të dhomës,

22
00:01:21.649 --> 00:01:25.427
që padrejtësisht këto aktivitete
qartësisht paranormale m'i hedh mua.

23
00:01:25.427 --> 00:01:28.029
Por janë fantazmat.
Kë do të telefonoj?

24
00:01:28.029 --> 00:01:40.113
[muzikë në sfond]

25
00:01:40.138 --> 00:01:42.826
Ashtu është, mikun tim Xhimin!

26
00:01:42.826 --> 00:01:45.697
Xhimi asnjëherë nuk më ngacmon
për pjatat e lëna në lavaman.

27
00:01:45.710 --> 00:01:49.250
Edhe atij i pëlqen Ghostbusters,
një prej filmave të mi të preferuar.

28
00:01:49.250 --> 00:01:51.347
Një klasik i viteve '80 që eksploron

29
00:01:51.347 --> 00:01:54.581
ektoplazmën, perënditë sumere,
sipërmarrjen

30
00:01:54.581 --> 00:01:57.329
dhe mangësitë e rregullatorëve
qeveritarë tepër të zellshëm.

31
00:01:57.329 --> 00:02:00.314
Sipërmarrja ka të bëjë me
vigjilencën ndaj mundësisë,

32
00:02:00.314 --> 00:02:03.437
merr përsipër rreziqe, gjen zgjidhje
inovative për problemet,

33
00:02:03.437 --> 00:02:05.755
dhe shpreson të nxjerrë
edhe fitime.

34
00:02:05.755 --> 00:02:06.857
Në fillim të filmit,

35
00:02:06.857 --> 00:02:10.138
heronjtë tanë janë të ndërgjegjshëm
për problemin e fantazmave.

36
00:02:10.138 --> 00:02:11.419
Por, nuk po bëjnë shumë për këtë

37
00:02:11.419 --> 00:02:14.258
sepse janë në vende
pune komode akademike.

38
00:02:14.258 --> 00:02:15.718
-Personalisht më pëlqente universiteti.

39
00:02:15.718 --> 00:02:17.023
Na jepnin para dhe ambiente,

40
00:02:17.023 --> 00:02:18.286
nuk kishim pse të prodhonim ndonjë gjë.

41
00:02:18.286 --> 00:02:19.676
Realisht asnjëherë nuk ke dalë nga kolegji.

42
00:02:19.676 --> 00:02:21.003
Nuk e di si është
jeta jashtë tij.

43
00:02:21.003 --> 00:02:24.468
Unë kam punuar në sektorin privat.
Atje presin rezultate.

44
00:02:24.468 --> 00:02:27.222
-Sapo katapultohen me
detyrim në sektorin privat,

45
00:02:27.222 --> 00:02:30.137
ata vendosin të marrin përsipër rrezikun
dhe të nisin kompaninë e tyre.

46
00:02:30.137 --> 00:02:33.420
Marrja përsipër e rreziqeve
është aspekt kyç i sipërmarrjes.

47
00:02:33.420 --> 00:02:35.118
Shumica e kompanive start-up dështojnë.

48
00:02:35.118 --> 00:02:37.708
Për shembull, ideja ime për
një kompani që prodhon

49
00:02:37.708 --> 00:02:39.708
shkallë njëpërdorimëshe,
dështoi në mënyrë të tmerrshme.

50
00:02:39.708 --> 00:02:42.434
Seriozisht, shumë njerëz vdiqën.

51
00:02:42.434 --> 00:02:44.434
Nisja e një biznesi është rrezik

52
00:02:44.434 --> 00:02:46.134
sepse në shumicën e
rasteve duhet të largoheni

53
00:02:46.134 --> 00:02:47.699
nga normalja dhe komodja

54
00:02:47.699 --> 00:02:49.423
për diçka që ndoshta
do të dështojë.

55
00:02:49.423 --> 00:02:51.364
Është gjithashtu edhe një
rrezik i madh financiar.

56
00:02:51.364 --> 00:02:54.145
Personazhi i Dan Ajkrojd, Reji,
lë si kolateral shtëpinë

57
00:02:54.145 --> 00:02:56.322
për të marrë kredi
që të nisë Ghostbusters.

58
00:02:56.322 --> 00:02:57.729
Nëse biznesi do të dështonte,

59
00:02:57.729 --> 00:02:59.917
ai do të falimentonte
dhe do të humbte gjithçka.

60
00:03:00.035 --> 00:03:02.889
-Asnjëherë nuk do të
pendohesh për këtë, Rej!

61
00:03:02.889 --> 00:03:05.758
-Atë shtëpi ma kanë lënë prindërit.
Kam lindur atje.

62
00:03:05.758 --> 00:03:06.972
-Nuk do ta humbësh shtëpinë.

63
00:03:06.972 --> 00:03:09.394
Të gjithë kanë nga 3 kredi shtëpish sot.

64
00:03:09.394 --> 00:03:12.072
-Asnjë prej tyre nuk i kishte të
garantuara të ardhurat në fillim,

65
00:03:12.072 --> 00:03:15.634
ndryshe nga fillimi i punës si
punonjës në firma me reputacion.

66
00:03:15.634 --> 00:03:18.645
Por, rreziqet e mëdha mund të
sjellin shpërblime të mëdha.

67
00:03:18.645 --> 00:03:21.799
Nëse biznesi do të kishte sukses,
ata do t'i mbanin fitimet.

68
00:03:21.799 --> 00:03:23.938
Ghostbusters janë gjithashtu edhe inovatorë.

69
00:03:23.938 --> 00:03:26.631
Rej dhe Egon shpikin pajisje
për të kapur fantazmat.

70
00:03:26.631 --> 00:03:29.376
Bill Mërej dëshpërimisht do
që të flejë me Sigurnej Uiver

71
00:03:29.376 --> 00:03:32.030
dhe punon me zell dhe
kreativitet për këtë qëllim.

72
00:03:32.030 --> 00:03:36.059
Në një farë mënyre, lind një industri
krejtësisht e re, kapja e fantazmave.

73
00:03:36.059 --> 00:03:39.775
Dhe funksionon! Ata fitojnë para.
Dhe shumë para!

74
00:03:39.775 --> 00:03:42.445
Puna e tyre e parë e kapjes
së fantazmave në një hotel ilustron

75
00:03:42.445 --> 00:03:46.103
një aspekt të rëndësishëm dhe shpesh të
ngatërruar të ekonomisë së tregut.

76
00:03:46.103 --> 00:03:49.209
Ajo nuk i shpërblen njerëzit sipas
nivelit të përpjekjeve që bëjnë,

77
00:03:49.209 --> 00:03:51.494
por sipas vlerës që
ata krijojnë për të tjerët.

78
00:03:51.494 --> 00:03:55.200
-5000 $? Nuk e dija që do
të ishte aq shumë. Nuk paguaj.

79
00:03:55.200 --> 00:03:57.982
-Mirë, në rregull. Mund ta
kthejmë aty ku ishte, apo jo?

80
00:03:57.982 --> 00:03:59.508
-Po, sigurisht që mund ta bëjmë, Dr. Venkman.

81
00:03:59.508 --> 00:04:03.449
-Jo, jo, jo. Në rregull! Sa të doni!

82
00:04:03.449 --> 00:04:05.922
-Ekonomistët e quajnë këtë
"vlerë subjektive".

83
00:04:05.922 --> 00:04:09.307
Kjo është arsyeja pse diamantet
kushtojnë më shumë se buka dhe uji.

84
00:04:09.307 --> 00:04:11.260
Fatkeqësisht për kapësit e fantazmave,

85
00:04:11.260 --> 00:04:13.620
pengesa më e madhe nuk ishte
gjetja e klientëve të mjaftueshëm

86
00:04:13.620 --> 00:04:16.901
për t'u bërë sipërmarrje fitimprurëse.
Ishte AMM-ja.

87
00:04:16.901 --> 00:04:21.269
Dhe një pengesë më pak e vogël,
një perëndi sumere interdimensionale.

88
00:04:21.269 --> 00:04:24.313
Ju mund të mendoni se, në tërësi,
një entitet super i fuqishëm

89
00:04:24.313 --> 00:04:26.066
dhe i lig i gatshëm të shkatërronte
botën është më keq,

90
00:04:26.066 --> 00:04:27.952
por duhet të keni parasysh
gjithashtu se kapësit e fantazmave

91
00:04:27.952 --> 00:04:29.952
arritën të mposhtnin Gozerin,

92
00:04:29.952 --> 00:04:31.952
ndërsa Uollter Pekun
vetëm e ndaluan.

93
00:04:31.952 --> 00:04:34.352
Ai ndoshta është duke
shijuar pensionin tani.

94
00:04:34.352 --> 00:04:37.250
-Dua të di më shumë
se çfarë bëni këtu.

95
00:04:37.250 --> 00:04:39.972
T'ju them të drejtën, ka pasur shumë
artikuj të çuditshëm në media

96
00:04:39.972 --> 00:04:43.126
dhe duam të vlerësojmë
një ndikim të mundshëm

97
00:04:43.126 --> 00:04:44.290
të aktivitetit tuaj në mjedis.

98
00:04:44.290 --> 00:04:47.757
-Uollter Pek është simbol
i burokratëve irritues,

99
00:04:47.757 --> 00:04:50.970
punonjësi servil i AMM-së
që të gjithë duam ta kapim me shpulla.

100
00:04:50.970 --> 00:04:53.793
Punëdhënësi i tij, Agjencia
e Mbrojtjes së Mjedisit,

101
00:04:53.793 --> 00:04:56.726
u krijua në vitin 1970 me
dekret ekzekutiv të presidentit

102
00:04:56.726 --> 00:05:00.215
të dashur amerikan Riçard Nikson,
për të luftuar ndotjen.

103
00:05:00.215 --> 00:05:03.445
Ato që ekonomistët i
quajnë "eksternalitete negative".

104
00:05:03.445 --> 00:05:06.046
Eksternalitetet negative janë
kur aktiviteti që ju zhvilloni

105
00:05:06.046 --> 00:05:09.218
u shkakton kosto palëve të treta
që nuk kanë lidhje me atë aktivitet.

106
00:05:09.218 --> 00:05:11.948
Le të themi se paketat e protonit
që përdoren për të kapur fantazmat,

107
00:05:11.948 --> 00:05:15.009
prodhojnë smog. Ky është
një eksternalitet negativ.

108
00:05:15.009 --> 00:05:18.406
Zgjidhja e eksternaliteteve negative
ka të bëjë me kompromiset.

109
00:05:18.406 --> 00:05:20.148
Ndonjëherë njerëzit
flasin për ndotjen

110
00:05:20.148 --> 00:05:22.940
sikur ose duhet ta kemi ose jo.
Dhe kjo është e vërtetë.

111
00:05:22.940 --> 00:05:26.726
Mund të ndalonim çdo ndotje nëse
do të ndalonim të gjitha makinat,

112
00:05:26.726 --> 00:05:28.626
traktorët që korrin ushqimet që hamë,

113
00:05:28.626 --> 00:05:30.928
dhe fabrikat që prodhojnë
energjinë elektrike.

114
00:05:30.928 --> 00:05:32.748
Unë për vete nuk jam gati ta bëj këtë.

115
00:05:32.748 --> 00:05:34.664
Prandaj, në rast se nuk duam
të kthehemi në Mesjetë,

116
00:05:34.664 --> 00:05:36.255
ku kungujt i rrisnim vetë,

117
00:05:36.255 --> 00:05:38.899
kur përdornim pëllumba
postierë për të dërguar mesazhe,

118
00:05:38.899 --> 00:05:42.134
dhe vdisnim rreth moshës 35 vjeçare,
do të duhet të prodhojmë pak tym.

119
00:05:42.134 --> 00:05:45.802
Duhet të vendosim: si t'i trajtojmë
sa më mirë kompromiset.

120
00:05:45.802 --> 00:05:48.511
Një problem me AMM-në
është se ajo ndryshon ekuacionin

121
00:05:48.511 --> 00:05:52.301
nga kompromiset ekonomike te
kriminelët kundrejt jo-kriminelëve.

122
00:05:52.301 --> 00:05:54.571
Peku nuk kërcënon thjesht
taksimin e kapësve të fantazmave

123
00:05:54.571 --> 00:05:56.949
për emetimet që prodhojnë,
por i kërcënon se do t'i fusë në burg.

124
00:05:56.949 --> 00:05:58.949
-Më falni, kjo është pronë private.

125
00:05:58.949 --> 00:06:00.949
-Fike këtë. Fiki të gjitha këto.

126
00:06:00.949 --> 00:06:02.718
-Po të paralajmëroj.
Fikja e këtyre makinerive

127
00:06:02.718 --> 00:06:04.043
do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme.

128
00:06:04.043 --> 00:06:06.564
-Po të them unë çfarë është e rrezikshme.
Ju rrezikoni ndjekje penale federale

129
00:06:06.564 --> 00:06:08.906
për të paktën gjashtë
shkelje mjedisore.

130
00:06:08.906 --> 00:06:11.376
Ose fiki këto rreze ose
do t'i fikim ne në vendin tënd!

131
00:06:11.376 --> 00:06:13.618
-Gjithashtu, rregulloret e Agjencisë
së Mbrojtjes së Mjedisit merren

132
00:06:13.618 --> 00:06:15.817
me shëndetin publik përmes mikromenaxhimit.

133
00:06:15.817 --> 00:06:17.334
Është tjetër gjë
kur qeveria thotë

134
00:06:17.334 --> 00:06:20.543
se fabrikat mund të përdorin vetëm
kaq ndotje në ajër ose në lumenj.

135
00:06:20.543 --> 00:06:22.543
Dhe është tjetër gjë që t'u
thuhet saktësisht se

136
00:06:22.543 --> 00:06:24.822
si duhet ta arrijnë këtë gjë.

137
00:06:24.822 --> 00:06:27.145
Duke krijuar rregulla dhe rregullore
të komplikuara rreth mënyrës

138
00:06:27.145 --> 00:06:29.145
si duhet të veprojnë bizneset,

139
00:06:29.145 --> 00:06:31.586
sa shpesh duhet të pastrojnë
komponentë të caktuar,

140
00:06:31.586 --> 00:06:34.510
çfarë makinerish mund
të përdorin, çfarë tretësish etj.,

141
00:06:34.510 --> 00:06:37.809
ne rrezikojmë t'i mbysim bizneset në përpjekjet
e tyre për të sjellë zgjidhje,

142
00:06:37.809 --> 00:06:39.295
ndoshta më të mira,

143
00:06:39.295 --> 00:06:41.794
për të pasur cilësinë e shëndetit
publik që kërkojmë të arrijmë.

144
00:06:41.794 --> 00:06:45.393
Për shembull, në vitin 1975,
AMM-ja i bëri

145
00:06:45.393 --> 00:06:48.134
të detyrueshëm konvertuesit katalitikë
prej platini për të gjitha makinat

146
00:06:48.134 --> 00:06:51.050
për t'u siguruar që ato plotësonin
kritere të caktuara emetimesh.

147
00:06:51.050 --> 00:06:53.762
Prodhuesit amerikanë të makinave
ishin në favor të kësaj

148
00:06:53.762 --> 00:06:55.265
sepse kishin shpenzuar
vetë tashmë shumë para

149
00:06:55.265 --> 00:06:57.763
për zhvillimin e këtyre
konvertuesve katalitikë.

150
00:06:57.763 --> 00:07:00.464
Prodhuesit japonezë të makinave
kishin ndjekur një itinerar tjetër,

151
00:07:00.464 --> 00:07:03.027
duke përdorur një teknologji
alternative më ekonomike.

152
00:07:03.027 --> 00:07:06.363
Makinat e tyre tashmë ishin mjaft të pastra
për të plotësuar kriteret e emetimeve,

153
00:07:06.363 --> 00:07:09.054
por ishin të detyruar të vendosnin
gjithsesi konvertues katalitikë,

154
00:07:09.054 --> 00:07:12.745
duke rritur çmimet për blerësit amerikanë të
makinave, duke reduktuar konkurrencën

155
00:07:12.745 --> 00:07:15.910
dhe, ironikisht, duke harxhuar në të
njëjtën kohë burime të çmuara.

156
00:07:15.910 --> 00:07:19.765
Në film, AMM-ja mbyll
Ghostbusters dhe duke bërë këtë,

157
00:07:19.765 --> 00:07:22.937
çliron një valë fantazmash
makabre nëpër qytet.

158
00:07:22.937 --> 00:07:25.965
Kjo është ajo që ekonomistët
quajnë "pasoja të pamenduara".

159
00:07:25.965 --> 00:07:27.384
Në fund të gjithë duan

160
00:07:27.384 --> 00:07:30.063
edhe një mjedis më të pastër,
edhe inovacionin.

161
00:07:30.063 --> 00:07:33.242
Pyetja është, në një botë ku
gjithçka e ka një kosto,

162
00:07:33.242 --> 00:07:35.242
si mund të arrihen të dyja sa më mirë?

163
00:07:35.242 --> 00:07:39.099
Sa për mua, herën tjetër që apartamenti
do të pushtohet nga fantazmat,

164
00:07:39.099 --> 00:07:43.913
kë do të telefonoj?
Jo AMM-në, por Ghostbusters.

165
00:07:43.913 --> 00:07:48.290
Ose, më saktësisht, Dan Ajkrojd.
Ai i di mirë këto punë.

166
00:07:48.290 --> 00:07:52.265
[muzikë në sfond]

