WEBVTT FILE

1
00:00:00.000 --> 00:00:04.918
Stokholm, Suedi
[muzikë në sfond]

2
00:00:04.918 --> 00:00:08.857
-Shteti im ka bërë përpjekje që qytetarët
të kenë mundësi të barabarta në jetë.

3
00:00:08.857 --> 00:00:11.111
Ne kemi një ekonomi relativisht
të lirë të tregut.

4
00:00:11.111 --> 00:00:13.821
Është mjaft e thjeshtë të themelosh
një kompani dhe të konkurrosh

5
00:00:13.821 --> 00:00:18.391
pa u penguar nga licencat,
rregulloret dhe tarifat.

6
00:00:18.391 --> 00:00:21.388
Por kur qytetarëve u lejohet të
konkurrojnë në mënyrë të lirë,

7
00:00:21.388 --> 00:00:24.160
disa fitojnë dhe fitojnë shumë para.

8
00:00:24.160 --> 00:00:27.305
Disa të tjerë humbasin dhe mbeten pas.

9
00:00:27.305 --> 00:00:30.487
BARAZIA E TË ARDHURAVE

10
00:00:30.487 --> 00:00:32.614
Në këto kushte ndërhyn
qeveria suedeze.

11
00:00:32.614 --> 00:00:35.451
[muzikë në sfond]

12
00:00:35.451 --> 00:00:37.524
Për të zvogëluar pabarazinë,

13
00:00:37.524 --> 00:00:41.217
ne kemi taksa të larta dhe e rishpërndajmë
pasurinë midis qytetarëve tanë.

14
00:00:41.217 --> 00:00:44.000
Për shumë njerëz, kjo është sikur
të vrasësh dy zogj me një gurë,

15
00:00:44.000 --> 00:00:47.775
pasi në fakt nuk kemi
shanse të barabarta në jetë.

16
00:00:47.809 --> 00:00:51.057
Disa prindër i kanë nxitur
fëmijët që të mësojnë,

17
00:00:51.057 --> 00:00:54.498
të jenë ambiciozë dhe të krijojnë
mundësi, ndërsa disa të tjerë jo;

18
00:00:54.515 --> 00:00:57.523
disa janë me fat në lotarinë
gjenetike dhe disa të tjerë jo,

19
00:00:57.523 --> 00:01:00.087
dhe disa kanë shëndet të mirë, e disa jo.

20
00:01:00.087 --> 00:01:03.596
Për të ngushtuar hendekun që mund
të sjellin ndryshime të tilla,

21
00:01:03.596 --> 00:01:05.596
qeveria jonë ndërhyn.

22
00:01:05.596 --> 00:01:10.233
Suedia vendosi ta bënte
barazinë prioritet në vitet '70,

23
00:01:10.233 --> 00:01:13.667
kur ne ishim tashmë një
nga vendet më të pasura në botë.

24
00:01:13.667 --> 00:01:16.986
Taksat u rritën dhe sistemet e
ndihmës sociale u bënë më bujare.

25
00:01:16.986 --> 00:01:22.676
Shpenzimet publike pothuajse u dyfishuan
mes vitit 1960 dhe 1980,

26
00:01:22.676 --> 00:01:26.776
nga 31% në 60% të PBB-së.

27
00:01:26.789 --> 00:01:29.469
Disa mund të thonë se kjo e
ka bërë vendin tonë më të mirë.

28
00:01:29.469 --> 00:01:31.499
Por qeveria ka ulur
gjithashtu edhe shpërblimet

29
00:01:31.499 --> 00:01:35.583
për ata që punojnë shumë
dhe ndërmarrin rreziqe.

30
00:01:35.607 --> 00:01:39.864
[muzikë në sfond]

31
00:01:39.864 --> 00:01:41.537
Ky është një rikrijim muzeor

32
00:01:41.537 --> 00:01:44.588
i punës origjinale të
Lars Magnus Erikson.

33
00:01:44.588 --> 00:01:46.973
Ai zë një vend shumë të rëndësishëm
në historinë suedeze,

34
00:01:46.973 --> 00:01:49.758
sepse më shumë se 130 vjet më parë

35
00:01:49.758 --> 00:01:52.855
ai prodhoi modele të lira dhe
të besueshme të telefonave

36
00:01:52.855 --> 00:01:57.079
që kishte parë në
Shtetet e Bashkuara.

37
00:01:57.096 --> 00:02:01.349
Dhe kjo është arsyeja pse
në fund të shekullit 19-të,

38
00:02:01.349 --> 00:02:04.112
Stokholmi u kthye në qendër globale
për telekomunikacionin dhe themeloi

39
00:02:04.112 --> 00:02:07.656
një nga kompanitë më të
suksesshme të Suedisë: Ericsson.

40
00:02:07.656 --> 00:02:10.902
Dhe sot, kompania ende punëson
më shumë se 80 mijë njerëz

41
00:02:10.902 --> 00:02:14.576
në 150 shtete.

42
00:02:14.576 --> 00:02:16.576
Kjo duhet të më bëjë krenar si suedez,

43
00:02:16.576 --> 00:02:18.709
por në fakt më shqetëson pak,

44
00:02:18.709 --> 00:02:21.309
sepse pothuajse të gjitha
ndërmarrjet e mëdha suedeze

45
00:02:21.309 --> 00:02:23.309
kanë një histori të përbashkët
me kompaninë Ericsson.

46
00:02:23.309 --> 00:02:28.466
Dhe ato me siguri kishin salla
mbledhjesh bordi që dukeshin si kjo.

47
00:02:28.466 --> 00:02:33.262
Kompania mesatare më e madhe
suedeze nuk i kalon 94 vitet.

48
00:02:33.262 --> 00:02:36.579
Me sa duket, ne nuk kemi politika
që i inkurajojnë njerëzit

49
00:02:36.579 --> 00:02:39.893
të fillojnë një biznes që mund
të bëhet një Ericsson i ardhshëm.

50
00:02:39.893 --> 00:02:45.210
Sot, sipërmarrjet suedeze janë
nga më të vjetrat në botë.

51
00:02:45.224 --> 00:02:47.338
Kjo është ana tjetër e medaljes.

52
00:02:47.376 --> 00:02:50.931
Të rinjtë dhe emigrantët, që duhet
të jenë e ardhmja jonë,

53
00:02:50.931 --> 00:02:53.515
nuk po i fillojnë Ericsson-ët e rinj.

54
00:02:53.515 --> 00:02:56.626
Në fakt, ne kemi shumë
shembuj të të rinjve suedezë

55
00:02:56.626 --> 00:02:58.271
dhe emigrantëve sipërmarrës

56
00:02:58.271 --> 00:03:01.514
që largohen nga Suedia për
në Britani ose Shtetet e Bashkuara,

57
00:03:01.514 --> 00:03:04.713
sepse shpërblimet janë shumë më të
mëdha atje ku taksat janë më të ulëta.

58
00:03:04.713 --> 00:03:11.208
[muzikë në sfond]

59
00:03:11.241 --> 00:03:14.315
Në shumë zona periferike si kjo,
jashtë Stokholmit,

60
00:03:14.315 --> 00:03:17.071
shkalla e papunësisë është
më e lartë se 50%.

61
00:03:17.109 --> 00:03:19.589
Edhe në mes të
bumit ekonomik,

62
00:03:19.589 --> 00:03:22.362
pothuajse një e katërta e popullsisë
në moshë pune në Suedi

63
00:03:22.362 --> 00:03:24.227
nuk shkonte për të punuar,

64
00:03:24.227 --> 00:03:26.227
por prapë i merrte
përfitimet nga qeveria.

65
00:03:26.227 --> 00:03:33.073
Dhe kjo duket se e konfirmon këndvështrimin
se stimujt ekonomikë kanë rëndësi.

66
00:03:33.100 --> 00:03:36.906
Kur përfitimi për paaftësi nga
sëmundjet arrin në 80% të pagës,

67
00:03:36.906 --> 00:03:39.135
nuk është për t'u
habitur që suedezët

68
00:03:39.135 --> 00:03:41.361
sëmureshin më shumë
se në çdo vend tjetër,

69
00:03:41.361 --> 00:03:44.323
edhe pse ne objektivisht
jemi më të shëndetshëm

70
00:03:44.323 --> 00:03:46.323
se çdo popullsi tjetër.

71
00:03:46.323 --> 00:03:54.215
Në vitin 2004, përfitimet e paaftësisë
nga sëmundja zunë 16% të buxhetit.

72
00:03:54.243 --> 00:03:56.243
Që nga ajo kohë, statistikat janë përmirësuar,

73
00:03:56.243 --> 00:03:59.495
por, në mënyrë interesante, vetëm pas
një përpjekjeje nga shteti

74
00:03:59.495 --> 00:04:02.898
për të reduktuar barazinë
e të ardhurave, duke ulur taksat

75
00:04:02.898 --> 00:04:05.091
dhe duke i bërë sistemet
më pak bujare.

76
00:04:05.091 --> 00:04:11.055
Pra, këto ndryshime duken se
i kanë përforcuar stimujt për të punuar.

77
00:04:11.076 --> 00:04:13.754
Friedman theksoi
diçka paradoksale.

78
00:04:13.754 --> 00:04:17.994
Ka një përfitim pozitiv nga pabarazia
e të ardhurave për të gjithë.

79
00:04:18.031 --> 00:04:21.154
Disa bëhen milionerë,
dhe disa të tjerë miliarderë,

80
00:04:21.154 --> 00:04:22.589
por kjo ndodh
sepse ishin ata

81
00:04:22.589 --> 00:04:25.100
që i bënë të lumtur klientët e tyre.

82
00:04:25.159 --> 00:04:29.002
-Ky është sistemi ekonomik që e
ka transformuar shoqërinë tonë

83
00:04:29.002 --> 00:04:31.930
në shekullin e kaluar dhe më tej.

84
00:04:31.990 --> 00:04:36.482
Kjo është ajo që u dha më tej stimujt
Henri Fordëve, Tomas Edisonëve,

85
00:04:36.482 --> 00:04:41.239
për të bërë mrekullitë përmes të
cilave kemi përfituar të gjithë.

86
00:04:41.239 --> 00:04:42.878
Ata filluan të punojnë kundrejt vështirësive,

87
00:04:42.878 --> 00:04:47.317
ata e dinin se çfarë bënin dhe
të fituar ose të humbur, ne, shoqëria,

88
00:04:47.317 --> 00:04:50.885
përfituam nga gatishmëria
e tyre për të rrezikuar.

89
00:04:50.885 --> 00:04:54.768
-Nëse nuk do të lejonim që njerëz të tillë
si Magnus Erikson, Tomas Edison,

90
00:04:54.768 --> 00:04:58.147
ose Bill Gejts të pasuroheshin shumë,
ne do të kishim më shumë barazi.

91
00:04:58.147 --> 00:05:01.861
Por Friedman do të pyeste:
a do të ishim më të pasur?

92
00:05:01.861 --> 00:05:05.002
Nëse sipërmarrësit nuk do të mendonin
se një shpërblim i mundshëm

93
00:05:05.002 --> 00:05:07.167
për të gjithë sakrificat që bënë,

94
00:05:07.167 --> 00:05:10.080
për gjithë punën e tyre të madhe dhe
gjithë rrezikun me të cilin u përballen,

95
00:05:10.080 --> 00:05:14.244
nuk do të ishte një pasuri e madhe, atëherë ata
do të bënin diçka tjetër në vend të kësaj.

96
00:05:14.244 --> 00:05:17.406
Dhe në këtë rast, ne nuk do
të kishim të mirat, shërbimet

97
00:05:17.406 --> 00:05:21.193
dhe teknologjitë që na ndihmojnë
të kemi një jetë më të mirë.

