WEBVTT FILE

1
00:00:00.000 --> 00:00:03.927
KËRKESA DHE OFERTA
Një leksion ekonomiksi nga Garrett Petersen

2
00:00:04.008 --> 00:00:06.418
Nëse keni dëgjuar vetëm
një koncept të ekonomiksit,

3
00:00:06.418 --> 00:00:08.615
ndoshta është kërkesa dhe oferta.

4
00:00:08.615 --> 00:00:10.980
Eventualisht këtë koncept do
të duam ta nxjerrim

5
00:00:10.980 --> 00:00:13.957
nga supozimet bazë të funksioneve
të dobisë dhe kostove,

6
00:00:13.957 --> 00:00:16.695
por për momentin do të shkojmë
vetëm me versionin 2 minutësh.

7
00:00:16.695 --> 00:00:18.285
Le të fillojmë me ofertën.

8
00:00:18.285 --> 00:00:21.402
Një kurbë oferte është marrëdhënia
mes çmimit të një malli të caktuar

9
00:00:21.402 --> 00:00:23.135
dhe sasisë ​së mallit që
prodhojnë prodhuesit.

10
00:00:23.135 --> 00:00:25.406
Le të themi që ata prodhojnë ombrella.

11
00:00:25.406 --> 00:00:27.865
Kurbat e ofertës zakonisht
kanë prirje pjerrët lart

12
00:00:27.865 --> 00:00:30.256
sepse një çmim më i lartë nënkupton
se prodhuesit mund të fitojnë më shumë

13
00:00:30.256 --> 00:00:31.626
nga secili artikull që shesin,

14
00:00:31.626 --> 00:00:34.592
prandaj ia vlen që ata të prodhojnë
më shumë nga ai artikull.

15
00:00:34.592 --> 00:00:36.325
Tani te kërkesa.

16
00:00:36.325 --> 00:00:39.984
Një kurbë kërkese është marrëdhënia
mes çmimit të një malli të caktuar

17
00:00:39.984 --> 00:00:42.952
dhe sasisë së atij malli
që blerësit duan të blejnë.

18
00:00:42.952 --> 00:00:46.698
Megjithëse ka përjashtime, shumica e
kurbave të kërkesës priren pjerrët poshtë.

19
00:00:46.698 --> 00:00:50.897
Duke u bazuar në intuitë, ju blini më shumë
nga diçka kur ajo kushton më lirë.

20
00:00:50.897 --> 00:00:53.701
Nëse krijojmë një grafik të kurbës sonë
të ofertës dhe kurbës së kërkesës së bashku,

21
00:00:53.701 --> 00:00:55.529
marrim një shenjë të bukur X.

22
00:00:55.529 --> 00:00:57.605
Çmimi ku kryqëzohen kërkesa me ofertën,

23
00:00:57.605 --> 00:01:00.595
është çmimi i tregtimit.

24
00:01:00.595 --> 00:01:03.137
Nëse çmimi është në nivelin
e çmimit të tregtimit,

25
00:01:03.137 --> 00:01:07.567
prodhuesit prodhojnë saktësisht aq
ombrella sa duan blerësit,

26
00:01:07.567 --> 00:01:09.567
prandaj çdo ombrellë shitet

27
00:01:09.567 --> 00:01:13.184
dhe të gjithë që duan të blejnë
një ombrellë mund ta bëjnë këtë.

28
00:01:13.184 --> 00:01:14.545
Po sikur çmimi i ombrellave

29
00:01:14.545 --> 00:01:16.957
të jetë më i lartë se çmimi i tregtimit?

30
00:01:16.957 --> 00:01:18.739
Atëherë prodhuesit prodhojnë më shumë ombrella

31
00:01:18.739 --> 00:01:23.249
sesa që blerësit janë të gatshëm t'i
blejnë me atë çmim dhe ne kemi një tepricë.

32
00:01:23.249 --> 00:01:25.518
Në mënyrë të ngjashme, nëse çmimi i ombrellave

33
00:01:25.518 --> 00:01:27.715
caktohet më poshtë çmimit të tregtimit,

34
00:01:27.715 --> 00:01:29.641
blerësit duan të blejnë shumë ombrella

35
00:01:29.641 --> 00:01:32.336
por prodhuesit nuk janë të gatshëm
të prodhojnë aq shumë,

36
00:01:32.336 --> 00:01:36.176
prandaj kemi mungesë ombrellash.

37
00:01:36.176 --> 00:01:39.384
Është e rëndësishme të kuptohet se
fjala tepricë dhe mungesë

38
00:01:39.384 --> 00:01:41.384
gjithmonë i referohen fenomenit të çmimeve.

39
00:01:41.384 --> 00:01:44.276
Njëmijë ombrella mund të përbëjnë tepricë

40
00:01:44.276 --> 00:01:46.769
nëse çmimi i një ombrelle është 100 $

41
00:01:46.769 --> 00:01:52.036
ose mund të përbëjë mungesë nëse
çmimi i një ombrelle është 1 $.

42
00:01:52.036 --> 00:01:55.587
Ku mund të presim t'i shikojmë çmimet në
modelin tonë të kërkesës dhe ofertës?

43
00:01:55.587 --> 00:01:57.587
Përgjigjja varet nga shumë gjëra.

44
00:01:57.587 --> 00:02:00.488
Ajo varet nëse ka një prodhues apo shumë,

45
00:02:00.488 --> 00:02:03.181
nëse ka një blerës apo shumë,

46
00:02:03.181 --> 00:02:04.962
çfarë ligje ka,

47
00:02:04.962 --> 00:02:09.882
dhe se sa shpejt mund të reagojë tregu
ndaj një stuhie të papritur shiu.

48
00:02:09.882 --> 00:02:15.766
[muzikë në sfond]

